Pensioni të jetë 220 euro
Prishtinë, 28 shtator - Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës ta zbatojë Ligjin për Vlerat e Luftës, sipas të cilit, veteranët duhet të gëzojnë pension në vlerë prej 220 eurosh.
Në këtë intervistë për Epokën e re, ai ka thënë se Qeveria e ka për obligim ta respektojë marrëveshjen e arritur me kategoritë e luftës.
E kundërshtojmë dhe është i papranueshëm edhe vendimi që pensioni i veteranit të jetë 170 euro, sepse Ligji për Vlerat e Luftës përcakton se pensioni i veteranit të UÇK-së nuk mund të jetë nën pagën minimale në Kosovë. Çfarë do të thotë se, jemi marrë vesh me Qeverinë e Kosovës që pensioni i veteranit të jetë në vlerë prej 220 eurosh dhe të merret në formë retroaktive nga 1 janari i vitit 2015, ka deklaruar Jashari.