Pensioni për personat e dhunuar gjatë Luftës 230 euro
Prishtinë, 15 nëntor - Në mbledhjen e sotme është miratuar vendimi për themelimin Sekretarisë së Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovës, në përbërje: Labinot Bala, psikolog, Mire Prenaj, punëtore psikosociale dhe Habibe Nuha, jurist.
Me një vendim tjetër të veçantë, Qeveria ka vendosur që shuma e pensionit për personat e dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, të jetë 230 euro.
Gjithashtu me vendim është përcaktuar edhe kompensimi për punën e Komisionit për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Në përputhje të Ligjit për të drejtat e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politik, dhe duke u bazuar në kërkesën e Shoqatës së ish të Burgosurve Politik, Qeveria në mbledhjen e sotme ka themeluar Komisionin e Ankesave, të shkallës së dytë, për shqyrtimin e ankesave të palëve të pakënaqura me vendimet e Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe të përndjekurve politik.