15 Maj 2024

Pejë, vdes biznesmeni i plagosur

Prishtinë, 18 prill - Vdes në Qendren Klinike Universitare biznesmeni nga Peja Salih Kastrati i sulmuar me bombë një muaj më parë. Lajmin e bënë të ditur familjarët e tij.

Nëpërmjet telefonit ata shpjegojnë se Kastrati nuk mundi t\'u mbijetojë më plagëve të marra në kokë.

Kastrati punonte si argjendar në Pejë dhe ne qytete të tjera të Kosovës. Kohëve të fundit ai dhe familja e tij ishin bërë objekt sulmi nga persona të panjohur për autoritetet policore.

Hetuesia ka zbuluar se problemet kanë nisur te një pronë në qytetin e Pejës për të cilën familja Kastrati por edhe disa persona të tjerë pretendojnë se është e tyre.

Në prononcime të mëhershme për Top Channel familja Kastrati ka treguar se prona për të cilën bëhet sherri është e saj.

 Ata janë shprehur se i  njohin personat të cilët i sulmojnë dhe kanë alarmuar se po u kërkohen shuma të mëdha parash, deri në 1 milionë euro në këmbim të heqjes dorë nga sulmet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)