Pejë: Komuna duhet ti pastrojë varrezat e qytetit
Pejë, 3 korrik - VV-ja, ka shprehur shqetësimin në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhet kjo zonë e qytetit në Pejë.
Pushteti komunal i udhëhequr nga Gazmend Muhaxheri nuk po e sheh të rëndësishme pastrimin e varrezave, pasi që edhe vetë ka deklaruar se një gjë e tillë do ti krijonte shpenzimet Komunës. Përderisa shpenzimet e luksit nuk i ndalë fare, ai kursimin e gjenë tek mirëmbajtja e varrezave.
Kjo gjendje e rënduar e varrezave të qytetit është shqetësim për të gjithë qytetarët e Pejës, dhe ky problem nuk mund të zgjidhet vetëm me iniciativa vetanake të qytetarëve, por duhet përkujdesje institucionale.
Ne aktivistët e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë po fillojmë me pastrimin e këtyre varrezave, duke i bërë thirrje pushtetit lokal që sa më parë të ndërmerr masa në këtë drejtim.