Pejë, dy fëmijë humbin jetën nga zjarri
Pejë, 25 tetor - Dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri, rënë në shtëpinë e tyre në Pejë, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së martë.
Dy fëmijët e familjes Thaçi, 3 dhe 5 vjeç nuk arritën t`i shpëtonin flakëve që përfshinë banesën e tyre.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por dyshohet se gjithçka ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.
Nuk raportohet që dy fëmijët kanë qenë vetëm në shtëpinë e tyre në çastin e rënies së zjarrit. Policia po vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes.