Pejanët protestë kundër bastoreve
Prishtinë, 8 qershor - Hapja e një numri të madh të bastorieve, dhe kazinove në Pejë, ka shtyrë banorët që të dalin në rrugë dhe protestojnë për të kërkuar mbylljen e tyre.
Iniciativa është ndërmarr nga disa OJQ lokale, ndërsa atyre iu u bashkua edhe një prijës fetar i Pejës. Hoxhë Enesit iu dha fjala kryesore nga organizatorët.
Por, ai, nuk pati shumë xhematë të rritur që tju flasë. Në vend të tyre, sheshi i këtij qyteti mbush me nxënës të shkollave fillore, transmeton portali indeksonline.
Pavarësisht kësaj, imami zgjodhi retorikë të ashpër kundër bastorëve. Ai tha se lojërat e fatit po i sjellin shumë te këqija Pejës dhe po shkatërrojnë familje. Bile, sipas tij, ato po bëhen edhe shkak për vëlla-vrasje.
Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Pejës Ali Berisha, kërkesat e protestueseve i vlerësoi si legjitime.
Ndryshe Policia e Kosovës kohë më parë në disa rajone të Kosovës, ka ndërmarr një operacion për të mbyllur disa bastorie qe kohëve të fundit janë përhapur në numër shumë të madh .