17 Janar 2025

Peja me shtab emergjent, shkak reshjet

Prishtinë, 7 mars -  Komuna e Pejës ndodhet në një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Për këtë arsye kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka themeluar shtabin emergjent për menaxhimin e situatës së krijuar.

“Gjendja në rrugët e qytetit dhe në disa lagje është e rëndë, komunikimi është i vështirësuar për shkak të vërshimeve. Të reshurat janë aq të mëdha saqë infrastruktura ekzistuese për shkarkimin e ujërave të reshjeve nuk po e përballon këtë situatë. Ftohen të gjithë qytetarët që të kontribuojnë që të evitohen aq sa është e mundur dëmet në njerëz dhe mallra. Njoftojmë se me kërkesë të shtabit emergjent është ndërprerë mësimi në të gjitha shkollat e qytetit”, është thënë në njoftimin e Komunës së Pejës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)