Peci optimist se sot mund të përfundojë greva e gjyqtarëve
Prishtinë, 27 mars - Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci ka shprehur optimizëm se sot mund të përfundojë greva e gjyqtarëve.
Ai për Epokën e re tha se ka marrë premtime nga Qeveria se gjyqësori do të ketë pozitën që e meriton me Ligjin për pagat e zyrtarëve, me anë të të cilit pritet të bëhet nivelizimi i pagave.
Peci ka thënë se nga greva 19-ditore e gjyqtarëve është dëmtuar sistemi i drejtësisë në Kosovë dhe se nëse vazhdohet edhe më tutje, mund të kalohet në një kolaps total.
Kryetari i KGJK-së është shprehur i gatshëm të japë dorëheqje në mënyrë që të zgjidhet problemi.