PDK: LDK të distancohet nga Enver Sekiraqa
PDK-ja përkrah punën profesionale dhe të pakompromis të organeve të drejtësisë dhe të sigurisë në sfidat e vazhdimit të ballafaqimit dhe çrrënjosjes së krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, thuhet në deklaratë.
PDK-ja edhe njëherë thërret LDK-në dhe kryetarin e saj, Isa Mustafa të merr qëndrimin distancues ndaj njerëzve inkriminuese të llojit të Enver Sekiraqës, dhe të distancohet nga lufta politike me fushatat e tilla linquese ndaj luftës çlirimtare, theksohet në deklaratën e kësaj partie.