17 Janar 2025

Pasiviteti i gjykatës mund t’i amnistojë të akuzuarit për ryshfet në UP

Prishtinë, 11 mars - Pesëmbëdhjetë muaj prej ngritjes se aktakuzës kundër 13 asistentëve dhe studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, për skandalin e shitblerjes së notave, janë mbajtur vetëm dy seanca.

Arsyet e mosmbajtjes së seancave kryesisht lidhen me mospjesëmarrjen e të gjithë të akuzuarve në gjykim. Në disa raste seancat janë shtyrë edhe për shkak të mospjesëmarrjes së trupit gjykues, shkruan sot Koha Ditore.

Zvarritja e këtij procesi mund t’i ndihmojë të akuzuarit që të lirohen nga disa pika të aktakuzës, meqë disa nga veprat penale për të cilën dyshohen këta persona e kanë arritur kohën e parashkrimit. Si pasojë e këtyre mosveprimeve, gjykatat nuk mund të ndërmarrin asnjë veprim juridik për të ndjekur penalisht të dyshuarit për veprat të cilat tashmë janë vjetruar.

Grupi i përbërë nga 13 persona, disa nga ta asistentë në Fakultetin e Mjekësisë, po përballet me akuza për marrje ryshfeti, ushtrim të ndikimit, keqpërdorim i detyrës zyrtare.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)