04 Maj 2024

Pasaporta e Kosovës, ndër më të pavlefshmet në botë

Prishtinë, 28 prill - Henley & Partners kanë publikuar Indeksin e Kufizimeve të Vizave në nivel global, që ka të bëjë me lirinë e udhëtimeve të qytetarëve.

Henley & Partners kanë analizuar legjislacionin e vizave në tërë shtetet e botës dhe kanë krijuar Indeksin që bazohet në lëvizjet e liruara nga vizat.

Pasaportat më të vlefshme në këtë aspekt dalin të jenë ato të Finlandës, të Suedisë dhe të Britanisë së Madhe, qytetarët e së cilave mund të udhëtojnë në 172 shtete pa viza. Ndërkaq, më të këqijat dalin pasaportat e Irakut dhe Afganistanit (31 shtete, respektivisht 28).

Qytetarët e Shqipërisë mund të udhëtojnë në 88 shtete pa viza, të Serbisë në 104, Maqedonisë - 103, Malit të Zi - 98, të Bosnje dhe Hercegovinës - 91...

Kosova është në të njëjtën kategori me Libanin, Shri Lankën dhe Sudanin (38), për një pozitë më mirë se Nepali qytetarët e së cilës mund të udhëtojnë në 37 shtete pa viza.

Shqipëria, në bazë të rangimit të rëndësisë së pasaportave dhe lirisë së udhëtimit pa vizave gjendet në pozitën 45, ndërsa Kosova në pozitën 88. Numri i tërësishëm i pozitave të tilla është 93. Pra, Kosova gjendet nga fundi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)