Pas largimit, një i burgosur kthehet, pritet kthimi edhe i dy të tjerëve
Prishtinë, 13 nëntor - Mbrëmë pas mesnate të burgosurit H.K, G.M, N.R, të cilit ishin në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë, janë larguar nga aty.
Menjëherë pas raportimit për largimit e tyre, janë lajmëruar organet kompetente të cilët kanë filluar punën për kapjen e tyre.
Sot rreth orës 11:00, i burgosuri N.R, është kthyer në vuajtje të dënimit, ndërsa organet kompetentë janë në kontakt edhe me dy të burgosurit tjerë dhe pritët që edhe ata të kthehen në vuajtje të dënimit, sepse që të dyve iu ka mbetur edhe një kohë e shkurtër për ta përfunduar vuajtjen e dënimit.
Të tre të burgosurit kanë qenë shfrytëzues të rregullt të beneficioneve të parapara me ligj dhe që kanë qenë të vendosur në Pavijonin gjysme të hapur, pavijon ky i cili nuk ka pengesa fizike dhe në të cilin vendosen të dënuarit të cilët shfrytëzojnë beneficionet e parapara me ligj.