Pas korrupsionit, akuza për nepotizëm në EULEX
Prishtinë, 10 nëntor - Zyrtarët më të lartë të EULEX-it dhe të Bashkimit Evropian kanë ditur se në EULEX ka dyshime të forta për korrupsion dhe nepotizëm. Në vend që të ndërhynin, ata kanë heshtur.
Madje e kanë këshilluar që një gjë të tillë ta bëjë edhe prokurorja angleze, Maria Bamieh.
Në serinë e dytë të hulumtimit për korrupsionin në EULEX, Koha Ditore sjell dëshmi për komunikime të zyrtarëve të BE-së lidhur me zhvillimet brenda EULEX-it.
Dëshmitë flasin për një mision të përqendruar në pak njerëz, siç është Jonathan Ratel.
Ai e kishte bërë prokuror një shok të tij të banesës pa pasur asnjë ditë përvojë pune si prokuror.
/Koha Ditore/