Partners Kosova trajnon të rinjët për të kundërshtuar ekstremizmin fetar
Prishtinë, 13 maj - Partners-Kosova, Qendra për Menaxhimin e Konflikteve, në kuadër të projektit Angazhimi publik i të rinjve, përmes Paqes dhe Pajtimit, kundër Jotolerancës dhe Radikalizmit përkrahur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, ka mbajtur trajnimin dyditor me temën Fuqizimi i të rinjve për të kundërshtuar, jotolerancën dhe radikalizmin.
Sipas Menaxheres se projektit Selvije Rashani, qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi ishte ,,Fuqizimi i të rinjve për të reflektuar dhe mësuar që përmes, komunikimit dhe të menduarit kritik, në mënyrë paqësore të mund të shprehin opinionet e tyre, kundër jotolerancës dhe radikalizmit.
Në këtë trajnim kanë marrë pjesë rreth 30 nxënës nga shkollat e mesme të Vitisë. Nxënësit paten rastin të punojnë në grupe për të identifikuar shkaqet dhe pasojat që sjell Ekstremizmi dhe Radikalizmi fetar.
Trajnimi u vlerësua shumë i vlefshëm dhe konstruktiv ku nxënësit u informuan për termat: Ekstremizëm, Radikalizëm dhe Ekstremizëm. Poashtu gjatë trajnimit u diskutua edhe për mënyrën se si nxënësit të mos ndikohen nga rrjetet sociale që është shqetësimi kryesor në përhapjen e këtij fenomeni.
Duke e ditur se sa i rëndësishëm është luftimi i fenomenit të esktremizmit dhe radikalizmit fetar, në veçanti duke mbështetur Objektivat e Strategjisë së Qeverisë së Kosovës për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe Radikalizimi që shpie në Terrorizëm (2015-2020), Partners Kosova Qendra për Menaxhimin e Konflikteve, synon që bashkarisht me komunën e: Kaçanikut, Vitisë, Gjilanit, Vushtrrisë dhe Mitrovicës, të realizoj aktivitetet e projektit në fjalë.