Partners Kosova trajnon nxënesit për të kundërshtuar ekstremizmin fetar
Prishtinë, 19 maj - Në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Partners-Kosova, Qendra për Menaxhimin e Konflikteve, në kuadër të projektit Angazhimi publik i të rinjve, përmes Paqes dhe Pajtimit, kundër Jotolerancës dhe Radikalizmit, ka mbajtur në Kaçanik, trajnimin dyditor me temën Fuqizimi i të rinjve për të kundërshtuar, ekstremizmin dhe radikalizmin fetar që shpie në terrorizëm.
Sipas Menaxheres se projektit Selvije Rashani, qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi ishte ,,Fuqizimi i të rinjve për të reflektuar dhe mësuar që përmes, komunikimit dhe të menduarit kritik, në mënyrë paqësore të mund të shprehin opinionet e tyre, kundër ekstremizmit dhe radikalizmit fetar.
Rreth 30 nxënës nga dy shkollat e mesme të Kaçanikut paten rastin të ndjekin këtë trajnim dhe të punojnë në grupe për të identifikuar shkaqet dhe pasojat që sjell Ekstremizmi dhe Radikalizmi fetar.
Në këtë trajnim nxënësit u informuan edhe për termat: Ekstremizëm, Radikalizëm dhe Terrrorizëm si dhe karakteristikat e Ekstremizmit të dhunshëm. Poashtu gjatë trajnimit u diskutua edhe për mënyrën se si nxënësit të mos ndikohen nga rrjetet sociale që është shqetësimi kryesor në përhapjen e këtij fenomeni.
Trajnimi u vlerësua shumë efektiv, bazuar në angazhimin e nxënësve dhe gadishmërinë e tyre për marrjen e këshillave gjatë trajnimit, u shprehën trajnerët: Selvije Rashani, Hilmije Ramabaja dhe psikologu Genc Bajraktari.
Partners Kosova Qendra për Menaxhimin e Konflikteve, aktivitetet e projektit në fjalë. i realizon bashkarisht me komunën e: Kaçanikut, Vitisë, Gjilanit, Vushtrrisë dhe Mitrovicës, duke mbështetur: Strategjinë e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe Radikalizimit që shpie në Terrorizëm (2015-2020).