18 Janar 2025

Partners Kosova trajnon nxënësit në Gjilan kundër ekstremizmit fetar

Prishtinë, 1 qershor - Në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Partners-Kosova, Qendra për Menaxhimin e Konflikteve, në kuadër të projektit “Angazhimi publik i të rinjve, përmes Paqes dhe Pajtimit, kundër Jotolerancës dhe Radikalizmit’’, ka mbajtur në Gjilan, trajnimin dyditor me temën “Fuqizimi i të rinjve për të kundërshtuar, ekstremizmin dhe radikalizmin fetar që shpie në terrorizëm”.

Sipas Menaxheres se projektit Selvije Rashani, qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi ishte ‘’Fuqizimi i të rinjve për të reflektuar dhe mësuar që përmes, komunikimit dhe të menduarit kritik, në mënyrë paqësore të mund të shprehin opinionet e tyre, kundër ekstremizmit dhe radikalizmit fetar’’.

Rreth 30 nxënës nga shkollat e mesme të qytetit të Gjilanit paten rastin të  ndjekin këtë trajnim dhe të punojnë në grupe për të identifikuar shkaqet dhe pasojat që sjell Ekstremizmi dhe Radikalizmi fetar.

Në këtë trajnim nxënësit u informuan për pasojat që sjell Ekstremizmi dhe Radikalizmi fetar që shpie në Terrrorizëm, karakteristikat e Ekstremizmit të dhunshëm, si dhe llojet e Ekstremizmit.

Poashtu gjatë trajnimit u diskutua edhe për mënyrën se si nxënësit të mos ndikohen nga rrjetet sociale që është shqetësimi kryesor në përhapjen e këtij fenomeni. Trajnerët: Selvije Rashani, Hilmije Ramabaja dhe psikologu Genc Bajraktari u shprehën shumë të kënaqur me angazhimin e nxënësve dhe gadishmërinë e tyre për marrjen e këshillave gjatë trajnimit.

Nxënësit i kundërshtojn fuqishëm këto rryma radikale, dhe janë të vetëdijshëm për pasojat që sjellin këto dukuri shumë negative për shoqërinë.

Partners Kosova – Qendra për Menaxhimin e Konflikteve, aktivitetet e projektit në fjalë. i realizon bashkarisht me komunën e: Kaçanikut, Vitisë, Gjilanit, Vushtrrisë dhe Mitrovicës, duke mbështetur:  “Strategjinë e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe Radikalizimit që shpie në Terrorizëm (2015-2020)”.   

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)