Partitë opozitare të vendosura për ti vazhduar protestat
Prishtinë, 29 janar - Partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK-ja dhe Nisma janë të vendosura për ti vazhduar edhe më tutje protestat për shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq si dhe mbrojtjen e gjigantit metalurgjik, Trepça.
Analisti politik, Imer Mushkolaj ka konsideruar se vazhdimi i protestave nga tri partitë opozitare është i arsyeshëm pas qasjes joserioze të Qeverisë në raport me dy kërkesat e tyre.
/Zëri/