Paraqitet si person zyrtar, hyn e dhunon gruan nga Shqipëria
Fushë Kosovë, 25 korrik - Policia e Kosovës ka arrestuar dje një burrë në Fushë Kosovë pasi dyshohet se e ka dhunuar një femër në maj të këtij viti.
\"Pas hetimeve të zhvilluara, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore-Prishtinë, ka identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar mashkull shqiptar pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se e ka dhunuar viktimën femër shqiptare, shtetase e Shqipërisë si dhe ka bërë prezantim të rremë\", thuhet në raportin e policisë. I dyshuari i ishte paraqitur viktimës si person zyrtar.
Policia njofton se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.