16 Janar 2025

Paraqiten raste të lojës së rrezikshme edhe në Kosovë

Prishtinë, 16 qershor - Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme janë lajmëruar gjashtë raste të personave të përfshirë në atë që njihet si loja \"Balena Blu\".

SIpas Policisë këto raste janë lajmëruar pas sensibilizimit të opinionit të realizuar një ditë më parë nga Policia e Kosovë.

Policia njofton se raste janë paraqitur në kuadër të stacioneve policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, kurse nuk përjashtohet mundësi që mund të ketë edhe raste të tjera të paraportuara.

\"Sipas informacioneve dhe verifikimeve të para njëri nga rastet ka të bëjë  edhe me gërvishtje të dorës, ku viktima e këtij rasti ka deklaruar se njeh edhe fëmijë tjerë që kanë njohuri për këtë lojë, apo edhe të jenë duke luajtur këtë lojë\", thuhet në një komunikatë të Policisë.

Me qëllim të trajtimit dhe parandalimit të rasteve të tilla apo të ndonjë fatkeqësie, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë prindërit dhe personat përgjegjës që të kenë një kujdes dhe kontroll më të shtuar ndaj fëmijëve gjatë përdorimit të internetit apo rrjeteve sociale.

Policia e Kosovës në kuadër të sajë ka angazhuar me kohë njësitet e saja relevante duke përfshirë  edhe njësitin e krimeve kibernetike për trajtim dhe hetim të rasteve të kësaj natyre.

Kjo është një lojë që zhvillohet ‘online’ e cila kryesisht synon të shënjestrojë të rinjtë që janë të ndjeshëm apo sensitivë ku më pas, për një kohë të caktuar do t’i bindin të kryejnë vetëvrasje. Kryesisht kjo lojë tek të rinjtë shpërndahet përmes rrjeteve sociale të komunikimit.

Autori i kësaj loje është arrestuar një ditë më parë në Rusi, ku edhe mendohet se e ka gjenezën kjo lojë e rrezikshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)