30 Dhjetor 2024

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës në veri

Prishtinë, 24 shkurt - Me qëllim të realizimit të detyrave të saj, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NjNSh) e Drejtorisë Rajonale të Kufirit - Veriu, ka shtuar aktivitetet në parandalim të veprimtarive penale në përgjithësi dhe kontrabandës në veçanti.

Më 24 shkurt 2023 rreth orës 03:00, njësitë policore të NjNSh-së, derisa ishin në vëzhgim dhe kontrollim të terrenin në brezin kufitar - Jarinje e Poshtme, kanë vërejtur lëvizje (drita të automjetit) të dyshimta në atë zonë.

Policia menjëherë ka organizuar një plan taktik me qëllim të ndaljes së atij automjeti. Kështu, në malet e fshatit Bistricë, ka arritur të ndalojë pesë persona të cilët dyshohet se kishin hyrë në territorin e vendit përmes rrugëve ilegale.

Ata janë hasur duke tentuar të fusin në vendin tonë një automjet, të ngarkuar në një rimorkio, duke i ikur obligimeve doganore.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare Veriu në koordinim me organet e drejtësisë dhe doganën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)