15 Janar 2025

Paramilitarë serbë do të bëhen gardianë burgjesh

Prishtinë, 14 prill - Midis punonjësve të burgjeve të Kosovës do të ketë edhe pjesëtarë të Mbrojtjes Civile (MC), së cilës autoritetet shtetërore i janë referuar gjithherë si organizatë paramilitare serbe. Integrimi do të marrë start të hënën e ardhshme, kur parashihet të dorëzohen pikat vëzhguese që këta pjesëtarë mbajnë prej vitesh në veri.

Rekrutimi i pjesëtarëve të burgjeve do të bëhet brenda dy muajsh. Kjo parashihet në marrëveshjen 20-pikëshe për MC-në, e cila mban vetëm inicialet e ministres së dialogut, Edita Tahiri, shkruan “Koha Ditore”.

Aty thuhet se procesi i integrimit të individëve do të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe të Ligjit për shërbim civil të Kosovës.

Dokumenti dyfaqësh jep të dhënën se si Beogradi ka paraqitur një listë me 751 anëtarë të MC-së që do të integrohen në institucionet e Kosovës. E në anën tjetër, Prishtina ka ofruar gjithsej 483 pozita në veri, 80 prej të cilave në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave dhe 25 në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)