29 Dhjetor 2024

Paraburgoset personi i tretë në rastin për korrupsion

Prishtinë, 4 prill - Një gjykatës i EULEX-it e ka caktuar masën e paraburgimit prej pesëmbëdhjetë ditëve për personin e tretë të arrestuar në lidhje me hetimet për korrupsion.

Dy personave tjerë të arrestuar më herët dje u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe 15 ditësh respektivisht.

Veprat që janë duke u hetuar janë: Shpërdorim i detyrës ose autoritetit zyrtar dhe ushtrim i ndikimit.

Këto akuza lidhen me keqpërdorimin e pretenduar nga ana e një prokurori vendas të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) dhe të dy personave tjerëve, të cilët pretendohet se kanë zhvatur shuma parash nga një i dyshuar në një rast.

Hetimet janë duke u kryer nga Prokuroria e EULEX-it në Pejë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)