04 Maj 2024

Paraburgoset për blerje dhe shitje të drogave

Prishtinë, 6 shkurt - Me kërkesë të një prokurori nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), të mërkurën një gjyqtar ndërkombëtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prizrenit urdhëroi një muaj paraburgim për një të dyshuar të arrestuar.

I dyshuari ishte arrestuar në Kosovë më 4 shkurt sipas një urdhër arresti të një gjyqtari ndërkombëtar të procedurës paraprake dhe dyshohet për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të palejuar të drogave të rrezikshme narkotike dhe të substancave psikotropike, për krim të organizuar dhe pastrim të parave.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)