Paraburgoset një personi i ekstraduar për krime të luftës

Prishtinë, 19 prill - Një gjykatës i EULEX-it i procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut në Prizren ka urdhëruar paraburgimin e një personi të dyshuar për krime të luftës.
Personi akuzohet me dy pika për krime të luftës kundër popullatës civile në vitin 1998.
I dyshuari, i cili ishte në liri për një vjet, ishte arrestuar dhe ekstraduar nga Shqipëria.
Ai ishte nën hetime lidhur me rastin kundër Ejup Kabashit dhe të tjerëve, gjykimi i të cilëve ishte bërë vitin e kaluar në Prizren.
Rasti është duke u udhëhequr nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës