Paraburgoset një i dyshuar për vrasje
Prishtinë, 6 prill - Një gjykatës në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji një personi të dyshuar për vrasje. Seanca dëgjimore është mbajtur më 5 prill në Vushtrri.
I dyshuari ishte arrestuar në lidhje me vrasjen e Hakif Mehmetit në vendin e tij të punës, i njohur si kafe-bar Club A, në Mitrovicë në vitin 2010.
Hetimet janë duke u zhvilluar nga Prokuroria e EULEX-it në Mitrovicë.