Paraburgosen tre të arrestuarit për vjedhje në Bahrejn
Prishtinë, 11 tetor - Me kërkesë të prokurorëve, një gjyqtar ndërkombëtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prishtinë, më 10 tetor urdhëroi caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji tre të pandehurve që dyshohen se kanë marrë pjesë në vjedhje të armatosura në Mbretërinë e Bahrejnit.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi.
Të pandehurit janë arrestuar nga Policia e Kosovës më 8 tetor, në bazë të akuzave për shtrëngim dhe sulm të rëndë, shkaktim të lëndimeve të rënda trupore dhe pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në një grup të organizuar i cili ka kryer vjedhje të rëndë, ku përfshihet vjedhja e stolive (orëve luksoze të dorës) në vlerë prej mbi 1.1 milion euro.
Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar nga Policia e Kosovës nën drejtimin e prokurorëve ndërkombëtarë nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).