16 Maj 2024

Paraburgosen dy persona për të shtëna afër Portës 5

Prishtinë, 3 korrik - Një gjyqtar i EULEX-it ka urdhëruar që të bëhet paraburgimi i dy të dyshuarve në lidhje me një incident me të shtëna ndërmjet Gjilanit dhe Bujanocit afër Portës 5.

Tre të dyshuarit e tjerë janë urdhëruar të paraqiten në stacionin e policisë dhe u janë marrë pasaportat.

Incidenti ka ndodhur afër kufirit/kufirit administrativ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në orët e hershme të mëngjesit më 28 qershor 2012.

Të dyshuarit janë arrestuar më 1 korrik 2012 nga policia e EULEX-it dhe janë akuzuar për kryerje të veprës terroriste dhe pjesëmarrje në grup terrorist për gjoja gjuajtjen në pikën e kontrollit të policisë serbe afër Portës 5.

Hetimi, i udhëhequr nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës, është mbështetur nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)