Paraburgimi për Slobodan Sovrliqin vazhdohet edhe për dy muaj
Prishtinë, 17 qershor - Një gjyqtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë e ka miratuar kërkesën e datës 13 qershor për vazhdimin e paraburgimit për Slobodan Sovrliqin për një periudhë dy muajshe.
Sovrliqi ishte arrestuar më 15 maj 2014 nga Policia e Kosovës në Zubin Potok.
I pandehuri është duke u hetuar për kryerjen e një numri të veprave penale të rënda, duke përfshirë, rrezikimin e KB-së dhe personelin bashkëpunëtor, pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, pjesëmarrjen në një turmë duke kryer vepra penale, sulmonte personelin dhe pasurinë e EULEX-it, dhe pjesëmarrje në një ikje të dhunshme.
I pandehuri ka ushtruar ankesë kundër këtij vendimi.