15 Janar 2025

Paraburgim për të dyshuarin, për financim të terrorizmit

Ferizaj, 12 qershor -  Gjykata Themelore në Ferizaj, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit, PPS.nr 32/15 te datës 11.06.2015, kundër të pandehurit M. D, shqiptar, shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale lehtësimi në kryerjen e terrorizmit pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje  prej 1 muaj.

Pas vlerësimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të palëve, gjyqtari i procedurës paraprake, konsideroi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. Ndërkohë që masa e paraburgimit është caktuar konform nenin 187 par.1 nënpar,1.1 dhe 1.2 pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së për shkak të dyshimit të bazuar se i  pandehuri ka kryer veprën penale të lartë shënuar.

Po ashtu me këtë rast palët janë të njoftuara se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)