Paraburgim për një të pandehur në Pejë
Pejë, 15 prill - Një gjyqtar kryesues i EULEX-it në Gjykatën Themelore të Pejës urdhëroi caktimin e masës së paraburgimit për një muaj për të pandehurin Kreshnik Haxhiaj.
I pandehuri ngarkohet me një pikë të akuzës për Bashkim Kriminal për të kryer Vrasje të Rëndë dhe me një pikë për Vrasje të Rëndë. I pandehuri ishte liruar nga të dyja akuzat më 2007, por Gjykata Supreme e Kosovës e anuloi këtë dhe e ktheu lëndën në rigjykim.
Pastaj i pandehuri Kreshnik Haxhiaj nuk u paraqit në gjykatë dhe u patën lëshuar urdhra vendas dhe ndërkombëtarë për arrestimin e tij.
I pandehuri u arrestua në Suedi më 2013. Qeveria e Suedisë e aprovoi ekstradimin e tij në Kosovë më 20 mars 2014.
Rigjykimi do të vazhdojë më 15 maj 2014. Rastin është duke e ndjekur penalisht një prokuror vendas i Prokurorisë në Pejë.
Palët kanë të drejtë ankese.