15 Janar 2025

Para ligjit, duhet të amandamentohet Kushtetuta

Prishtinë, 14 shkurt - Ministri i Forcës së Sigurisë Haki Demolli,i ka thënë se pret që së shpejti të procedohen në Kuvend amendamentet kushtetuese që mundësojnë transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri.

\'Sa i përket FSK-së, unë mund të them se ne, si Ministri, e kemi përgatitur Ligjin për Transformim të FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës, por para se të aprovohet ligji në Kuvendin e Kosovës duhet të aprovohen disa amendamente të Kushtetutës. Sa kam informacione Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë një vendim pozitiv sa i përket amendamenteve të tilla, mirëpo pritet që ato amendamente të procedohen në Kuvend. Vendimi i Kushtetutës është i bazuar në faktin se këto amendamente nuk janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

Para se të dërgohet ligji për aprovim, gjithsesi duhet të amendamentohet Kushtetuta, sepse me Kushtetutën aktuale është e paraparë si Forcë e Sigurisë së Kosovës. Prandaj, kërkohet që pikërisht në kapitullin që ka të bëjë me institucionet e sigurisë së vendit, të emërtohet, respektivisht të përcaktohet misioni i Forcës së Armatosur të Kosovës.

Kështu që, paraprakisht, duhet të bëhen ndryshime, e pastaj të vije ligji për aprovim. Dua të them se, për ndryshimin e Kushtetutës tani më nevojitën votat e dy të tretave të deputeteve dhe dy të tretat e deputeteve të pakicave\", tha ndër tjerash Ministri i Forcës së Sigurisë Haki Demolli, në një intervistë për Radio Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)