Pantiq kërkon armatosjen e mbrojtjes civile serbe
Mitrovicë, 5 shkurt - Pas plagosjes së dy fëmijëve serbë në veri të Mitrovicës, i ashtuquajturi kryetar veriut të Mitrovicës Krstimir Pantiq kërkon armatosjen e mbrojtjes civile serbe si dhe largimin e KFOR-it dhe EULEX-it nga veriun i Kosovës.
Pantiq ka kërkuar që për shkak të pamundësisë së KFOR-it dhe EULEX-it që të mbrojnë popullatën serbe në veri të Mitrovicës komandanti i KFOR-it në Kosovë si dhe shefi i EULEX-it të japin menjëherë dorëheqje dhe të largohen nga Kosova.
Ai ka theksuar se ka gjetur edhe aktorët e sulmit, që kanë hedhur granatën e dorës në shtëpinë e një serbi e ata janë terroristët shqiptarë.
Ai ka ftuar të gjithë qytetarët e Mitrovicës të ndërpresin çdo komunikim me pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, të cilët i ka quajtur forca okupuese dhe ka kërkuar në emër të komunës në veri të Mitrovicës, që këto forca ta braktisin menjëherë veriun e Kosovës.