04 Maj 2024

Paneli për Lirim me Kusht, kalon në kompetencë të KGJK-së

Prishtinë, 22 janar - Sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit për bartjen e kompetencave dhe kalimin e Panelit për Lirim me Kusht, nga Ministria e Drejtësisë (MD) në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Ministri Kuçi tha se në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm që ekziston në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për krijimin e kushteve sa më të mira që KGJK-ja dhe gjyqësori në tërësi të jetë i pavarur, i pa anshëm dhe efektiv në punën e vet, kanë menduar që edhe Paneli për Lirim me Kusht të bartet në Këshill Gjyqësor të Kosovës.

Kryesuesi i KGJK-së Enver Peci, tha se Ministria e Drejtësisë dhe Ministri Kuçi çdo herë i kanë dal në krah nevojave të KGJK-së, ndërsa lidhur me Panelin për Lirim me Kusht, ai tha se ky panel edhe pas bartjes në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, do të vazhdojë të  kryej punët në bazë të kompetencave që ka.

Lidhur me monitorimin që bëhet për personat e dënuar që fitojnë të drejtën për lirim me kusht, Ministri Kuçi tha se monitorimi i tyre bëhet nga Shërbimi Sprovues i Kosovës dhe shtoi që gjatë vitit 2013 do të fillojë monitorimi elektronik, ashtu siç është në vendet perëndimore.

Ministri Kuçi tha se Kodi Penal ka dhënë mundësi për shqiptimin më të madh të dënimeve alternative dhe ftoi gjyqtarët, prokuroret, në veçanti avokatët e palëve, që të kërkojnë më shumë dënime alternative si masë e mirë për risocializim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)