Pal Lekaj paraqitet në prokurori
Prishtinë, 7 dhjetor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vlerësuar se është krejtësisht e papranueshme hipokrizia e pushtetit, i cili në njërën anë bën thirrje për dialog, e në anën tjetër vazhdon masat represive ndaj deputetëve të opozitës.
Pikërisht në ditën për kur kryeministri kishte bërë një ftesë për dialog me opozitën, urdhërdhënësit politik sipas AAK-së e mbajnë në prokurori deputetin Pal Lekaj, nga AAK, për ta zgjëruar lepezën e presionit politik e policor mbi të zgjedhurit e popullit.
\"I bëjmë thirrje pushtetit që të heqë dorë nga këto metoda diktatoriale dhe te fokusohet se si ta nxjerr vendin nga kriza, sepse opozita nuk zbrapset nga kauza e saj e drejtë pavarësisht arrogances dhe masave qw po pwrdor pushteti\", thekson AAK.