Pakoja ligjore për Forca të Armatosura dorëzohet këtë javë
Prishtinë, 2 mars - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka bërë me dije se këtë javë do ta dorëzojnë në qeveri pakon ligjore për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
Ai ka deklaruar se amendamentimi i Kushtetueses dhe miratimi i ligjit në Kuvend për transformimin e FSK-së varen nga zhvillimet politike në vend.
Demolli ka thënë se nuk është në dijeni nëse Lista Serbe është duke e kushtëzuar transformimin e FSK-së, por ka pranuar se sfidë e këtij procesi është sigurimi i votave të 2/3 të minoriteteve, sidomos atyre serbe.
Ai ka shtuar se transformimi i plotë i FSK-së në Forca të Armatosura do të kalojë në tri faza dhe do të zgjasë përafërsisht dhjetë vjet.
/Epoka e re/