03 Maj 2024

Paisja me letërnjoftime biometrike, brenda vitit 2013

Prishtinë, 2 shkurt - Zëvendësministri Izmi Zeka ka premtuar qe nxjerrja e letërnjoftimeve biometrike, proces i cili ka filluar dy vjet më parë të realizohet brenda vitit 2013. 

Sipas të cilit grupi punues tashmë është në fazën finale të përmbylljes së çështjeve teknike për të proceduar hapjen e tenderit për prodhimin e letërnjoftimeve.

“Jemi në fazën përfundimtare dhe besoj që brenda një kohe të shkurtër të shpallet tenderi pasi që të gjitha çështjet e tjera janë gati. Vetëm ka mbetur që të merret vendimi nga kabineti i ministrit për shpalljen e tenderit dhe të procedohet tutje”, shprehet Zeka. 

Sipas tij, e gjithë kjo procedurë pritet të përfundojë brenda pjesës së parë të këtij viti, kur edhe qytetarët do të pajisen me letërnjoftime biometrike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)