Paditen dy policët serbë që vranë 53 civilë shqiptarë në Drenas
Siç është bërë e ditur, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline, FDH-ja ka ngritur padi ndaj dy personave të paidentifikuar që ishin pjesë e Batalionit të 86-të të Njësitit Special në kuadër të Ministrisë së Brendshme në Serbi.
Padia thuhet të jenë deponuar kundër ish-komandantit të këtij njësiti, Dragan Obradoviq dhe bashkëkomandantëve të tjerë, për shkak të dështimit për të parandaluar dhe ndëshkuar autorët.
Ndërkaq, edhe Zyra e Prokurorimit për Krime Lufte ka paraqitur 26 dëshmi, përfshi këtu edhe deklaratat e të mbijetuarve si dhe dokumente të UJ-së dhe MUP-it serb.
FDH-ja pretendon se në datën e sipërpërmendur, dy pjesëtarë të Batalionit 86, rreth orës 16:00, kanë hyrë në oborrin e Sinan Mukolijës në fshatin Poklek, në shtëpinë e të cilit fshiheshin 59 njerëz të mbledhur në një shtëpi nga fqinjët dhe refugjatët e shumtë. Aty gjendeshin kryesisht gra, fëmijë dhe pleq.
Kur dy pjesëtarit e Batalionit 86, të njësisë speciale kishin ardhë në shtëpinë e Mukolijës, ai u kishte treguar se në shtëpinë e tij strehonte gra dhe fëmijë. Ndërkaq, ata nga ai kishin kërkuar ekzekutimin e të gjithë të strehuarve me dy duart e tij.
Më pas Mukolija dhe Ymer Elshani ishin zhvendosur në oborrin e shtëpisë, përderisa të tjerët qëndronin brenda shtëpisë. Pas pak kohësh ishin dëgjuar disa krisma, ku mendohet të jenë ekzekutuar Mukolija dhe Elshani.
Sipas FDH-së, më pas një nga policët e kishte thyer dritaren e shtëpisë, në dhomën ku strehoheshin gratë, fëmijët dhe të moshuarit, për ta hedhur një bombë pas dy ose tre minutave.
Ndërkaq, pak minuta më vonë, sipas FDH-së, i njëjti polic kishte hyrë në dhomë për të parë nëse kishte mbetur ndonjë i mbijetuar. Ata që i kishin shpëtuar gjallë eksplodimit të bombës, janë ekzekutuar me një pushkë automatike.
Ndërkaq, pas kryerjes së vrasjes së personave, kufomat e tyre ishin djegur nga policët serbë.