Padia për Serinë pas themelimit të Gjykatës Speciale
Mirëpo përfaqësues të partive opozitare edhe një herë kanë theksuar se nuk do ta japin votën e tyre në Kuvend për Specialen, pasi që, sipas tyre, udhëheqësit e PDK-së dhe LDK-së argumentin e vetëm para ndërkombëtarëve në prag të lidhjes së koalicionit e kanë pasur se i kanë dy të tretat e votave të duhura për krijimin e Gjykatës Speciale.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se deputetët e subjektit të tij nuk do të votojnë pro ngase konsiderojnë se kjo temë nuk është e rëndësishme për vëmendjen e qytetarëve, të cilët kanë kërkuar ndryshim dhe kjo i është mohuar nga koalicioni PDK-LDK në këmbim të themelimit të Gjykatës Speciale.
Në anën tjetër, zv.kryeministri Thaçi ka vlerësuar se i gjithë spektri politik kosovar i përfaqësuar në institucione duhet të jetë i kujdesshëm sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale, ngase, sipas tij, çështja mund të përfundojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. /Koha Ditore/