Padi kundër Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës
Prishtinë, 12 nëntor - Sot, Kampanja Drejtësia dhe Qytetarët dorëzoi në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, padinë, e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), të ngritur kundër Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës (ZKM) për konflikt administrativ.
Ky është rasti më i fundit i Kampanjës Drejtësia dhe Qytetaret në kuadër të iniciativave të rasteve strategjike gjyqësore.
Rastet e mëparshme përfshijnë procedimin e kërkesave në Gjykatën Kushtetuese në emër të familjeve të Diana Kastratit dhe Mirsada Shalës, si dhe padinë në emër të gazetarit Vedat Xhymshiti, i cili u sulmua nga policia gjatë protestave tek \"Dheu i Bardhë\" më 14 janar 2012.
Per me shume informata, ju lutemi, referojuni dokumentit te bashkengjitur.