Pacolli kërkon zbardhjen e vrasjes së Leutrim Musliut
Prishtinë, 7 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli dënoi vrasjen e të riut 13-vjeçar Leutrim Musliu, të shtunën në fshatin Uglar të Gjilanit.
Vrasja e Leutrim Musliut është një akt i rëndë dhe i shëmtuar. Humbja e çdo jete të njeriut në kohën që po jetojmë, në Kosovën e lirë, është një ngjarje e rëndë për të gjithë dhe një humbje e pakompensueshme për familjen, tha Presidenti Pacolli.
Presidenti Pacolli me këtë rast i shpreh Familjes Musliu, e cila ka humbur më të dashurin e saj, ngushëllimet më të sinqerta.
Ai gjithashtu kërkon nga organet përgjegjëse që të punojnë që sa më parë të zbardhin këtë rast dhe fajtorët të vihen para drejtësisë.