OVLUÇK-ja nis takimet me veteranët
Deri më tani janë mbajtur takimet në Besianë, Fushë Kosovë, Kastriot, Prishtinë, Lypjan, Artanë, Drenas, Klinë, Shtime dhe Pejë. Takimet e radhës do të mbahen sipas këtij orari: 20 janar në Shtërpcë, 21 janar në Prizren, 22 janar në Gjakovë, 23 janar në Dardanë, 24 janar në Deçan dhe 25 janar në Viti, është thënë në komunikatën e OVLUÇK-së.
Sipas OVLUÇK-së, në këto takime po bisedohet rreth problemeve me të cilat po ballafaqohen veteranët. Në takime po bisedohet për problemet me të cilat preokupohen veteranët, duke vënë theksin te gjendja e rëndë ekonomike sociale dhe miratimi i ligjit për vlerat e luftës. Përveç njoftimit për së afërmi me problemet e veteranëve, po diskutohet dhe për gjetjen e mënyrave të zgjidhjes sa më të shpejtë të këtyre problemeve.
Veteranët me pjesëmarrje masive në këto tubime, po shprehin indinjatën për moszgjedhjen e problemeve të tyre deri më tani, si dhe po shprehin përkrahjen në hapat e ardhshëm që do ndërmarrin organet drejtuese të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është bërë me dije në komunikatën e OVLUÇK-së.