OVL UÇK e Dukagjinit, i dërgon Memorandum autoriteteve franceze
Pejë, 7 shkurt - Kryetarët e Degëve të OVL të UÇK-së Deçan, Pejë, Istog dhe Gjakovë, Abdyl Mushkolaj, Gazmend Syla, Bekë Berisha dhe Sadri Hoxha, në një takim që u zhvillua sot me ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert, i kanë dorëzuar atij një Memorandum lidhur me arrestimin e Ramush Haradinaj.
Memorandumi i drejtohet krerëve të shtetit Francez.
Ambasadori Chabert shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunimin me Organizatat e dalura nga Lufta dhe të dyja palët presin një vendim pozitiv rreth Çështjes Haradinaj.