OVL njofton se B.G. e ka refuzuar ftesën e Gjykatës Speciale
Prishtinë, 23 shtator - Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton opinionin se Bashkim Gashi, nga Suhareka, deri më tani e ka refuzuar ftesën e Gjykatës Speciale.
Meqenëse z. Gashi ishte tek ne në zyrë, dhe ftesa i është ofruar për datën 24 shtator 2019, por nuk e ka pranuar pa sqarime shtesë, ne si OVL UÇK, i sygjeruam që ta pranoj ftesën e ardhshme dhe të mos krijoj presedan për të tjerët.
Kërkojmë nga mediat që personi në fjalë të lihet i qetë, dhe për çdo informim të kontaktohet OVL e UÇK-së.