22 Dhjetor 2024

OVL e UÇK-së reagon ndaj arrestimit te Sabit Gecit

Prishtinë, 6 maj - Me rastin e arrestimit të veteranit të luftës së UÇK-së Sabit Geci nga EULEX-i, të gjithë luftëtarëve të UÇK-së, iu bë me dije, nga ky mision se “lufta jonë e pastër çlirimtare konsiderohet krim dhe nuk ka asnjë vlerë”.

Kryetari i OVL-se Muharrem Xhemajli ka thenë së duke pasur parasysh, që deri më tani, asnjë gjë pozitive nuk erdhi nga ky mision, por vetëm u përkujdes që Kosovën dhe zhvillimin e saj ta lë prapa, ne do të detyrohemi në shqyrtimin e ndërrimit të formës së reagimit.

“E përkujtojmë edhe njëherë, që detyrat që i kishte ky mision, e sidomos në luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar, që bëhet në pikë të ditës, në komunat veriore të Kosovës, nuk janë realizuar. Ky mision, e ka lënë të uzurpuar 18% të territorit sovran të Republikës së Kosovës, nga struktura ilegale që udhëhiqen nga Beogradi, duke mos ndërrmarrë asgjë, por edhe duke penguar që me këtë punë të merren organet vendore”, ka deklaruar Xhemajli.

Ky mission sipas tij i lë të lirë kriminelët që morrën pjesë në terrorin dhe gjenocidin e organizuar në Kosovë nga shteti serb, i lë të lirë personat që haptazi shprehen se kanë marrë pjesë në vrasje të komandantëve të UÇK-së e që fshehen nën petkun e deputetit, e për tu mbushur kupa, krimi i organizuar dhe kontrabanda bëhet edhe nga vet pjesëtarët e EULEX-it, siç ishte rasti me policët rumun.

“Në kërkojmë që Sabit Geci të lirohet menjëherë, dhe të ndërpritet ky represion që po bëhet ndaj veteranëve të luftës së UÇK-së. Në ditët në vijim, në do të shqyrtojmë masat, që këtyre ofendimeve në formë spektaklesh, t’i përgjigjemi shumë ashpër edhe ne.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)