OVL e UÇK-së proteston kundër miratimit të Gjykatës Speciale
Prishtinë, 29 maj - Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së organizojnë sot para Teatrit Kombëtar protestë gjithë popullore, kundër miratimit të gjykatës speciale nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Organizatat u kanë bërë thirreje qytetarët pa dallim, që ti bashkangjiten masovikisht kësaj proteste, sepse siç kanë thënë ata nuk do të lejojnë nëpërkëmbjen e vlerave të Luftës së UÇK-së, e cila vlerë ka përmasë të kombëtare.
Lëvizja Vetëvendosje! do të përkrah protestën kundër Gjykatës Speciale sepse sipas tyre Gjykata Speciale është një prej padrejtësive më të mëdha që po i bëhet Kosovës që prej shpalljes së pavarësisë.
Ndërkohë që protesta do të mbahet jashtë parlamentit, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje!, në bashkëpunim me të gjithë deputetët e tjerë që janë shprehur tashmë kundër kësaj gjykate, do të zhvillojnë betejën e tyre brenda Kuvendit për ta hedhur poshtë propozimin për këtë padrejtësi speciale.