OVL e UÇK-së kërkon nga Prokuroria hetime për numrin e veteranëve
Prishtinë, 8 qershor - Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se në mbledhjen e fundit, shqyrtoj edhe çështjen e procesit të verifikimit të veteranëve të luftës së UÇK-së.
Me këtë rast, kryesia dyshon se ka numër të fryrë të veteranëve, ose që ka nga ata të cilëve iu është dhënë statusi i veteranit por kjo bjen në kundërshtim me ligjin në fuqi, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Saktësinë e numrit të veteranëve, OVL UÇK mendon se Institucionet e Kosovës përkatësisht Prokuroria e shtetit, duhet që ta vërtetojnë.