04 Maj 2024

OVL e UÇK-së gati në përfundim të takimeve me veteranë

Prishtinë, 3 shkurt - Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është gati në përfundim të takimeve me veteranët që filluan të mbahen që nga 7 janari.

Deri më tani janë mbajtur takimet në Besianë, Fushë Kosovë, Kastriot, Prishtinë, Lypjan, Artanë, Drenas, Klinë, Shtime, Pejë, Shtërpcë, Prizren, Gjakovë, Dardanë, Deçan, Viti, Gjilan, Burim, Rahovec, Therandë, Malishevë, Kaçanik dhe Han të Elezit. 

Takimet e javës së pestë do të mbahen në këto komuna: 3 shkurt në Skenderaj, 5 shkurt në Has, 6 shkurt në Sharr, 7 shkurt në Junik, 8 shkurt në Mitrovicë dhe Vushtrri. Takimi përmbyllës do të mbahet javën tjetër në Ferizaj.

Veteranëve të luftës po ju sqarohet angazhimi i deritashëm për miratimin e ligjit për vlerat e luftës, si dhe po diskutohen problemet e ndryshme me të cilat preokupohen veteranët.

Veteranët po marrin pjesë masovikisht në tubime, si dhe po shprehin idetë e tyre për hapat e mëtutjeshme, si dhe përkrahjen e plotë për vendimet e organeve drejtuese të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në rast se kërkesat e letrës publike të 21 dhjetorit 2013, nuk merren parasysh nga institucionet e shtetit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)