12 Janar 2025

OVL e UÇK djeg librin e Veton Surroit, "Këmbët e Gjarpërit"

Prishtinë, 16 korrik - Organizata OVL e UÇK ka bërë sot një gjest simbolik, duke djegur librin e Veton Surroit, "Këmbët e Gjarpërit".

Ish-pjesëtarët e UÇK-së e kanë konsideruar librin antikombëtar, pasi që në të flitet kundër luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

"Është për tu habitur se në këtë roman për autorin e librit të mirë janë vetëm ata që u vranë në këtë luftë, ndërsa përdorë fjalët më absurde për ata që mbetën gjallë. Sipas këtij autori në Kosovë nuk pati gjenocid, dhunime, pastrime etnike e shume gjera të tjera", tha Kryetari i OVL-së të UÇK për Ferizajn, Nazmi Krasniqi.

Ai ka shtuar se OVL do të mbrojë gjithmonë vlerat kombëtare dhe luftën e pastër dhe çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)