OVL e e UÇK-së protestojnë kundër krijimit të Gjykatës Speciale
Sot në orën 12:00 do të mbahet protesta kundër padrejtësive të luftës së drejt të UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj. Protesta do të mbahet në Sheshin Skënderbeu për të vazhduar më pas te selia e EULEX-it. Po ashtu do ta kundërshtojmë edhe krijimin e Gjykatës Speciale, ka deklaruar Jashari gjatë një konference për medie.
Jashari u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë Gjykatën Speciale, sepse, sipas tij, kjo gjykatë është e dëmshme për të ardhmen e Kosovës.
"Duhet të kundërshtojmë fuqishëm edhe formimin e Gjykatës Speciale që mendojmë që është shumë e dëmshme jo vetëm për luftën por është e dëmshme edhe për vetë institucionet sepse suprimon autonominë, suprimon shtetësinë, suprimon drejtësinë në Kosovë dhe mendojmë që ne duhet ti fuqizojmë organet e drejtësisë që i kemi këtu. tha Jashari.
Sipas tij, që nga përfundimi i luftës janë shkelur vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës fillimisht nga UNMIK-ut duke ngritë akuza, dyshime për luftën d he pjesëtarët e saj e më pastaj ka vazhduar edhe me misionin e EULEX-it.