16 Janar 2025

Osmani: Kriza politike mund të nxisë shoqërinë drejt një lufte civile

Prishtinë, 21 tetor - Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani vlerëson se, thirrja e seancës parlamentare për të premten, pa përfunduar diskutimet te Presidentja, është një provokim për dhunë dhe mund të sjellë një fundjavë të tensionuar.

Në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile, deputetja Osmani tha se Presidentja e Kosovës, edhe pse nuk ka fuqi politike të marrë nga qytetarët, po përcjell mesazhe të qarta te udhëheqësit, të cilat vijnë nga ambasadorët e vendeve të Kuintit.

Sipas Osmanit, gjendja e krijuar së fundmi në Kuvendin e Kosovës mund të nxisë shoqërinë drejt një lufte civile.

Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda tha se, përfaqësuesit e koalicionit qeveritar duhet, së pari, të pranojnë se në Kosovë ka krizë politike, e pastaj të kërkojnë zgjidhje. Ai deklaroi gjithashtu se, gjendja është shumë alarmante, saqë mund të çojë në luftë mes shqiptarëve brenda Kosovës.

Deda u bëri thirrje krerëve politikë për maturi dhe ndalje të gjuhës që nxit dhunë.

Sipas tij, Kosova duhet të krijojë konsensus mes partive politike shqiptare dhe pastaj edhe me bashkësinë ndërkombëtare, për të miratuar ligjin për referendum dhe pastaj, për marrëveshjet me Serbinë dhe çështje të tjera nacionale të pyeten qytetarët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)